Takimi Hapës i projektit “CareConnect: Empowering Employment in Long-Term Care Services”

Udhëtim i Lirë-Liberi di Viaggiare organizoi takimin hapës të projektit “CareConnect: Empowering Employment in Long-Term Care Services që financohet nga Projekti “Global Accelerator for Jobs and Social Protection “Lifelong Empowerment and Protection in Albania” (LEAP Albania)”, i cili zbatohet nga Programi i Përbashkët i OKB-së “Fuqizimi dhe Mbrojtja gjatë gjithë jetës në Shqipëri”. Ky takim u zhvillua në Qendrën Ditore të të Moshuarve në Durrës, me datë 04/02/2025.

Qëllimi i këtij projekti është ofrimi i mundësive të punësimit nëpërmjet shërbimeve të përkujdesit afatgjatë për grupet e margjinalizuara, duke rritur njëkohësisht mundësitë e kujdesit për të moshuarit dhe personat me aftësi të ndryshme .

Pjesëmarrës në takimin hapës ishin: stafi i shoqatës “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare”, Znj. Mirjeta Ramizi (përfaqësuese e UNDP, Menaxhere Programi LEAP), Znj. Meme Xhaferraj (përfaqësuese Bashkia Durrës, Drejtoreshë E Shërbimit Social), përfaqësues të institucioneve lokale (QFFP Durrës, DR AKPA Durrës, Qendra Komunitare e fëmijëve me aftësi të kufizuara, Qendra Ditore e të Moshuarve, Qendra Shëndetësore nr. 1), si dhe përfitues të drejtpërdrejtë të programit.

More information about the project can be found:

Udhëtimi i Lirë: https://udhetimiilire.org/

Udhëtimi i Lirë: https://www.facebook.com/Udhetimilire77