Udhëtimi i Lirë

Description

Në kuadër të projektit CoastCraft u zhvillua takimi i aktorëve lokalë, i cili shërbeu si një platformë bashkëpunimi dhe shkëmbimi për të diskutuar progresin e deritanishëm të projektit.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit u njohën me rezultatet e analizës së situatës dhe kontribuan me sugjerime konkrete për përmirësimin e mëtejshëm të ndërhyrjeve. Përfaqësuesit institucionalë dhe aktorët e tjerë prezantuan fushat e tyre të ekspertizës, të lidhura ngushtë me menaxhimin dhe zhvillimin e bregdetit, burimeve ujore dhe emergjencave civile.

Pavarësisht këndvështrimeve dhe përvojave të ndryshme, të gjithë ndanë një angazhim të përbashkët për zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit. Diskutimi u pasurua nga shembuj konkretë, ide inovative dhe përvoja të drejtpërdrejta, duke ofruar një pasqyrë të plotë mbi sfidat aktuale dhe mundësitë për zgjidhje efektive.

Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues nga Ministria përgjegjëse për mjedisin në kuadër të Kapitullit 27 (Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike – SANE 27), Bashkia e Durrësit me Drejtorinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Mbrojtjes Civile, Prefektura, Këshilli i Qarkut, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve, Hekurudha Shqiptare, si dhe përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile.

Kjo larmi aktorësh kontribuoi në një dialog të hapur dhe konstruktiv, duke vendosur baza të rëndësishme për bashkëpunim të mëtejshëm dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete në menaxhimin e qëndrueshëm të bregdetit dhe forcimin e kapaciteteve për përballimin e emergjencave civile.

Click here për më tepër informacion rreth projektit.

en_GB