Description
Shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në procedurën e vetme të tenderit për kontratën e mësipërme.Ju lutemi gjeni të bashkangjitur FTESËN PËR OFERTË PËR: Shërbime të jashtme për përhapjen, promovimin dhe organizimin e eventeve të projektit EDEN, Durrës, Shqipëri
Për detaje të plota të procedurave të tenderimit, ju lutemi kontaktoni në adresën e emailit info@udhetimiilire.org, dhe githashtu shihni udhëzuesin praktik dhe shtojcat e tij, të cilat mund të shkarkohen nga faqja e internetit e mëposhtme:
https://wikis.ec.europa.eu/display/ExactExternalWiki/ePRAG
Ju lutemi dërgoni ofertën tuaj jo më vonë se afati i përcaktuar në pikën 8 të Udhëzimeve për Ofertuesit në adresën dhe me kërkesat e dhëna në pikën 8.
Duke paraqitur një ofertë, ju pranoni të merrni njoftim për rezultatin e procedurës me mjete elektronike. Një njoftim i tillë do të konsiderohet i marrë nga ju në datën në të cilën autoriteti kontraktor e dërgon atë në adresën elektronike që ju keni përmendur në ofertën tuaj.
Ndiqni faqen tonë të internetit dhe mediat sociale për përditësime mbi EDEN!