Udhëtimi i Lirë

Description

Promovimi i punimeve të përgatitura nga të rinjtë e trajnuar ishte kryefjala e tryezave të rrumbullakëta të zhvilluara në mbështetje të nismës “Creative Culture – Based Development of Durrës Heritage” në kuadër të projektit EU4Culture të financuar nga BE, zbatuar nga UNOPS, në koordinim me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë.

Përfaqësues të njësive akomoduese, agjensive turistike, dyqaneve të dhuratave, përfaqësuesve të Bashkisë Durrës, të universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, shoqërise civile, etj, diskutuan problemet që has sektori i turizmit dhe puna që duhet të bëhet nga të gjithë për tërheqjen e turistëve në Durrës. Punësimi i të rinjve nëpermjet rritjes së kapaciteteve në aftesim profesional në drejtim të turizmit është një sfidë që na takon të gjithëve.

en_GB