Description
Aktiviteti vijues i projektit TRUTH4YOUTH ishte zhvillimi i një trajnimi lokal me 15 të rinj mbi qytetarinë digjitale, mendimin kritik, edukimin mediatik dhe mënyrat e identifikimit të dezinformimit dhe lajmeve të rreme.
Përfaqësuesi i organizatës, i trajnuar më parë gjatë programit ndërkombëtar Training of Trainers, të zhvilluar në Sofje, Bullgari, ndau me pjesëmarrësit njohuritë, metodat dhe praktikat e përfituara. Përmes diskutimeve, analizës së mediave shqiptare, ushtrimeve praktike dhe shkëmbimit të përvojave personale, të rinjtë reflektuan mbi rëndësinë e verifikimit të informacionit, përdorimit të përgjegjshëm të rrjeteve sociale dhe respektimit të të drejtave dhe dinjitetit të të tjerëve në hapësirën digjitale.
Aktiviteti synoi të forcojë aftësitë e të rinjve për të dalluar informacionin e besueshëm nga përmbajtja manipuluese, për të kuptuar ndikimin e narrativave mediatike dhe për t’u angazhuar si qytetarë digjitalë të përgjegjshëm dhe aktivë në shoqërinë shqiptare.
Projekti TRUTH4YOUTH zbatohet në kuadër të programit Citizens, Equality, Rights and Values (CERV) dhe është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.
#TRUTH4YOUTH #CERV #EuropeanUnion #DigitalCitizenship #MediaLiteracy #CriticalThinking #YouthEmpowerment #StopDisinformation