Udhëtimi i Lirë

Description

“Të rinjtë për tokën” është projekti që shoqata Udhëtim i Lirë po zbaton në katër shkolla të ndryshme. Shkolla Profesionale “Charles Telford Erikson” ishte shkolla e parë që bëri një vizitë në Start-up Recycling Albania, ku u njoh në praktikë me informacionet që kanë marrë gjatë takimeve të eco-clubit të krijuar në shkollën e tyre, siç është procesi i riciklimit të qelqit, letrës dhe plastikës.

Ky aktivitet zhvillohet nga #GreenAL, një projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fonde nga Qeveria Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.

en_GB