Description
Aktiviteti përmbyllës i projektit “L.E.A.D (Local empowerment and development)” u zhvillua në ambjentet e Shkollës së Mesme “16 Shtatori”, ku të rinjtë organizuan një panair në të cilin ekspozuan ushqime tradicionale, disa prej të cilave u përgatitën nga gratë e mbështetura nga projekti, si edhe punimet e tyre personale me motive popullore. Ky projekt është financuar nga Ambasada Bullgare përmes “Bulgarian Development Aid”.