Udhëtimi i Lirë

Description

Të Rinjtë për Demokracinë Lokale është iniciativa me e re e ndërmarrë nga shoqata Udhëtim i Lire-Liberi di Viaggiare me suportin e plote te Fondacionit Rinor Europian të Këshillit të Europës. Duke qenë se Rinia përbën nja nga tre shtyllat themeltare të punës sone, ky projekt targeton pikërisht këtë grupmoshë. Kjo iniciativë synon fuqizimin e të rinjve për ushtrimin e të drejtave të tyre, përforcimin e demokracisë lokale dhe rritjen e vëmendjes së bashkisë së Kavajës ndaj çështjeve rinore.

Objektivat Specifike

OS1: Rritja e ndërgjegjësimit qytetar për pjesëmarrjen e të rinjve në jetën socio-ekonomike dhe pjesëmarrjen aktive në hartimin e politikave lokale në Bashkinë Kavajë
OS2: Ndërtimi i kapaciteteve të të rinjve për të drejtat politike, lobimi dhe avokimi në kontekstin lokal dhe zhvillimi i aftësive të të rinjve për të ndikuar në proceset vendimmarrëse
OS3: Nxitja e aksioneve komunitare udhëhequr nga të rinjtë për të rritur pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e tyre me autoritetet lokale

Aktivitetet e Parashikuara

  • A1: Eventi Lançues
  • A2: Zhvillimi i Akademisë për Demokracinë Lokale
  • A3: Ngritja e 5 pikave të informimit (infopoints) nga të rinjtë e trajnuar
  • A4: Zhvillimi i një fushatë ndërgjegjësimi online
  • A5: Zhvillimi i një mini-teatri “Loja Advokuese” nga nga të rinjtë e trajnuar
  • A6: Hartimi i Dokumentit të Politikave drejtuar Bashkisë Kavajë
  • A7: Eventi Përmbyllës

en_GB