Udhëtimi i Lirë

Description

U mbyll programi Erasmus + “Rethink Youth” nga shoqata mikëpritese Esai en Roi në Greqi, ku partnere nga Shqipëria ishte dhe shoqata Udhëtimi i Lirë – Liberi di Viaggare.

Ky aktivitet mblodhi së bashku të rinj nga 8 shtete: Rumania, Shqipëria, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Italia, Hungaria, Spanja dhe Sllovakia nga data 1-7 Gusht 2022. Ky projekt u zhvillua në Selanik të Greqisë.

Programi përfshinte seminare që ndërthurnin informacione edukative dhe aktivitete të ndërthurura me njëra – tjetrën, ndërkohë që të rinjtë prezantonin vende dhe thesare kombëtare e më shumë.

I gjithë ky projekt u zhvillua në një mjedis miqësor dhe ndërkulturor.

en_GB