Udhëtimi i Lirë

Description

U zhvillua në qytetin e Durrësit në datat 11-13 Prill, Takimi i 7 Ndërkombetar i Projektit ERAS. Gjatë ditës së parë partnerët tanë nga Portugalia – Município de Lousada, Sllovenia – Društvo za podporo civilne družbe, Bosnja dhe Hercegovina – SARAJEVSKA REGIONALNA RAZVOJNA AGENCIJA SERDA DOO SARAJEVO, Bullgaria – SDRUZHENIE YUNI PARTNERS dhe Maqedonia e Veriut – Center for Civic Initiative vizituan Qendrën Rinore Multifunksionale ku takuan të rinj vullnetarë që marrin pjesë në aktivitete të ndryshme që zhvillon shoqata Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare. Gjithashtu përfaqësuesja e Qendrës Komunitare Nishtulla, znj. Bledina Bushi ndau eksperiencën e saj me pjesëmarresit. Ndërsa Z.Klevi Elezi, aktivist rinor, ndau eksperiencën e tij si vullnetar i shoqatës dhe aktiviteteve të ndryshme rinore.

Dita e dytë filloi me prezantimin e shoqatës UiL-LdV si partner i projektit nga Shqipëria dhe punës së saj, veçanërisht me vullnetarët që është dhe qëllimi i këtij projekti. Më pas përfaqësuesi i Bashkisë z. Adrian Gurra Drejtor i Arsimit, Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Komuniteteve Fetare, ndau eksperiencën e Bashkisë Durrës me vullnetarët. Takimi vijoi me prezantimet e znj. Eneida Elezi përfaqësuese e Hekurudhës Shqiptare, znj. Alda Agolli Drejtore e Qendrës Komunitare për Fëmijë me Aftësi të Kufizuara, Bashkia Durrës, dhe znj. Blerina Reci, përgjegjëse e Departamentit të Psikologjisë së Fakultetit të Edukimit UAMD. Pjesëmarrësit patën mundësi të ndanin eksperiencat e tyre me homologët e vendeve të ndryshme partnere në projekt. Vullnetarë të shoqatës bënë guidë turistike në qytetin e Durrësit dhe të Krujës.

Takimi vijoi të nesërmen në qytetin e Kavajës me përfaqësues të pushtetit vendor, ku pjesëmarrësit u njohën me Bashkinë Kavajë dhe aktivitetet që ajo kishte pasur me Shoqatën UiL – LdV, veçanërisht në lidhje me vullnetarizmin. Dita vijoi me një vizitë në Qendrën ditore “Ngjyrat E Jetës”, ku partnerët u njohën me fëmijët e qendrës dhe kaluan pak çaste me njëri – tjetrin.

The 7th International Meeting of the ERAS Project took place in the city of Durrës on April 11-13. During the first day our partners from Portugal – Município de Lousada, Slovenia – Društvo za podporo civilne družbe, Bosnia and Herzegovina – SARAJEVSKA REGIONALNA RAZVOJNA AGENCIJA SERDA DOO SARAJEVO, Bulgaria – SDRUZHENIE YUNI PARTNERS and Northern Macedonia – Center for Civic Initiative visited the Youth Center where they met young volunteers who participate in various activities conducted by the Udhteim i Lire. Also the representative of the Qendra Komunitare Nishtulla (Community Center Nishtulla), Mrs. Bledina Bushi shared her experience with the participants. While Mr. Klevi Elezi youth activist, shared his experience as a volunteer of the association and various youth activities.

The second day started with the presentation of the association UiL-LdV as a project partner from Albania and its work, especially with the volunteers which is the purpose of this project. Afterwards, the representative of the Municipality, Mr. Adrian Gurra Director of Education, Culture, Youth, Sports and Religious Communities, shared the experience of the Municipality of Durres with volunteers. The meeting continued with the presentations of Mrs. Emi Elezi representative of Albanian Railway, Mrs. Alda Agolli Director of the Qendra Komunitare per Femije me Aftesi te Kufizuara, Bashkia Durres (Center for Children with Disabilities, Municipality of Durres) and Mrs. Blerina Reci, Departamenti i Psikologjise Fakulteti i Edukimit UAMD (Head of the Department of Psychology at the Faculty of Education at UAMD). Participants had the opportunity to share their experiences with counterparts from different partner countries in the project. Volunteers of the association made tourist guides in the city of Durres and Kruja.

The meeting continued the next day in the city of Kavaja with representatives of the local government, where the participants got acquainted with the Municipality of Kavaja and the activities it had with the Association UiL – LdV, especially in relation to volunteering. The day continued with a visit to the daily center “Ngjyrat e Jetes”, where the partners got acquainted with the children of the center and spent a few moments with each other.

en_GB