Udhëtimi i Lirë

Description

Falë mbështetjes së Republikës Bullgare dhe Ndihmës Bullgare për Zhvillim shoqata “Udhëtim i Lirë-Liberi di Viaggiare” që nga pranvera e 2025 ka nisur projektin e titulluar “Time 4 Rin-Act”, një projekt inovativ dhe të gjelbër, të realizuar në shkollën 9-vjeçare “Jusuf Puka” Durrës.

Ky projekt ka si qëllim të rrisë ndërgjegjësimin dhe njohuritë mbi Axhendën e Gjelbër përmes zbatimit të “investimeve të shpejta” dhe angazhimit të komuniteteve lokale në këtë proces, duke ndihmuar në përmirësimin e situatës mjedisore në qytetin e Durresit. Risitë e këtij projekti konsistojnë në fuqizimin e eco-clubit dhe montimin e impiantit fotovoltaik, çka e bën këtë shkollë më miqësore me mjedisin.

“Time 4 Rin-Act” synon të rrisë kapacitetet e eco-clubit të kësaj shkolle dhe vënien në praktikë të njohurive në kopshtin didaktik. Impianti Fotovoltaik arrin të plotësojë 90% të nevojave të shkollës për energji elektrike.

Një moment kyç i projektit është dhe ceremonia e inagurimit të impiantit fotovoltaik në shkollë ku u zhvillua sot në prani të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Bullgarisë në Shqipëri, z. Ivaylo Kirov, Drejtoreshës së Drejtorisë së Arsimit, Kulturës, Sportit, Rinisë dhe Komuniteteve Fetare, znj. Migena Muhaj, Drejtoreshës së Zyrës Vendore Arsimore, znj. Amarilda Thërrmija, Drejtoreshës së shkollës “Jusuf Puka”, znj. Blerta Maliqati, si dhe Drejtoreshës së shoqatës “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare”, znj. Miranda Mansaku.

Projekti “Time 4 Rin-Act” financohet nga Republika e Bullgarisë nëpërmjet Ndihmës Bullgare për Zhvillim dhe pritet të përfundojë në muajin maj të këtij viti.

Sot, shkolla “Jusuf Puka” përfaqëson një shembull konkret të shkollës së gjelbër, duke edukuar brezat e rinj për një të ardhme më të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin.

en_GB