Description
Këtë shtator, një grup të rinjsh nga Shqipëria morën pjesë në trajnimin “Narrative Navigator”, i zhvilluar në Wald am Arlberg, Austri, nga 21 deri më 29 shtator 2025, në kuadër të programit Erasmus+.
Projekti u përqendrua në artin e të treguarit si një mjet edukimi dhe zhvillimi personal, duke i ndihmuar pjesëmarrësit nga vende të ndryshme të Evropës të zbulojnë potencialin e tyre përmes biblioterapisë, vetëshprehjes, empatisë dhe tolerancës.
Gjatë ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit mësuan si të përdorin letërsinë, poezinë dhe shkrimin krijues për të ndërtuar ura komunikimi dhe për të mbështetur të rinjtë në procesin e tyre të rritjes personale. Kjo përvojë frymëzuese kontribuoi në zhvillimin e vetëbesimit, inteligjencës emocionale dhe ndjeshmërisë ndërkulturore.
Një udhëtim i paharrueshëm mësimi, krijimtarie dhe lidhjeje, që do të vazhdojë të frymëzojë edhe përtej këtij projekti!