Description
Sot, në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Shaqe Mazreku” në Durrës, shoqata “”Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” zhvilloi një aktivitet të veçantë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve.
Nxënësit sollën emocione, dashuri dhe respekt për brezat më të mëdhenj, duke kujtuar rëndësinë e vlerave familjare dhe kujdesit për të moshuarit.
Ky aktivitet synoi të forcojë lidhjen mes brezave dhe të nxisë mirënjohjen për kontributin që të moshuarit japin çdo ditë në komunitet.
Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit “CareConnect: Empowering Employment in Long-Term Care Services”, që financohet nga Projekti “Global Accelerator for Jobs and Social Protection “Lifelong Empowerment and Protection in Albania” (LEAP Albania)”, i cili zbatohet nga Programi i Përbashkët i OKB-së “Fuqizimi dhe Mbrojtja gjatë gjithë jetës në Shqipëri”.