Udhëtimi i Lirë

Description

Shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare”, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, ka nisur programin “Nxitja e punësimit përmes Riintegrimit social”. Ky program synon të rrisë mundësitë e punësimit dhe përfshirjes sociale për 40 përfitues nga grupet në nevojë, përfshirë përfitues të ndihmës ekonomike, komunitetet rom dhe egjiptian, persona me aftësi të kufizuara dhe gra në zona pa struktura punësimi.

Përmes trajnimeve profesionale dhe këshillimeve individuale, pjesëmarrësit do të mbështeten për t’u integruar me sukses në tregun e punës, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt barazisë dhe zhvillimit social. Ky program reflekton angazhimin tonë për të ndërtuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse, ku secili ka mundësi reale për të kontribuar dhe për t’u fuqizuar ekonomikisht.

en_GB