Udhëtimi i Lirë

Description

Udhëtim i Lirë-Liberi di Viaggiare zhvilloi Takimin Lokal në “Qendrën Komunitare për Femijet me Aftësi të Kufizuar Bashkia Durrës” për përmbylljen e projektit “Dizajnimi i mjeteve mësimore mbi zhvillimin e gjelbër për të rinjtë me aftësi të kufizuara” të bashkëfinancuar nga Programi Erasmus Plus i Komisionit Evropian. Ky projekt bën bashkë 6 partnerë nga 6 vende: Maqedonia e Veriut, Rumania, Austria, Shqipëria, Suedia dhe Turqia.

Në takim morën pjesë stafi i qendrës, prindër, përfaqësues nga Shërbimi Social Shtetëror Durrës, nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe aktorë të tjerë lokal. Pjesëmarrësit u njohën me qëllimin, objektivat dhe rezultatet e këtij projektit. Ata gjithashtu morën informacion për aktivitetet e kryera si dhe vijimësinë e këtij projekti. Të pranishmit u njohën me faqen e internetit të dedikuar projektit dhe aplikacionin që mund të shkarkohet në celularët e tyre dhe mund të aksesohet në çdo kohë.

Më shumë rreth projektit mund të gjeni:

Udhëtimi i Lirë: https://udhetimiilire.org/

Udhëtimi i Lirë: https://www.facebook.com/Udhetimilire77

en_GB