Udhëtimi i Lirë

Description

Shoqata “Udhëtim I Lirë – Liberi di viaggiare” në kuadër të aktivitetit “Kavaja që DUA” me mbështetjen e fondacionit Anna Lindh Foundation, do të përfshijë të rinjtë e Kavajës, në përgatitjen e 4 videove ndërgjegjësuese mbi problematikat mjedisore me të cilat përballet komuniteti lokal.

Këto video do të shfaqen përgjatë muajit Mars, duke targetuar sa më shumë të rinj dhe antarë të komunitetit lokal, me qëllim krijimin e modeleve pozitive për zgjidhjen e problematikave të ndryshme mjedisore.

“Kavaja që DUA” është një këndvështrim i të rinjve mbi mjedisin në të cilin duan të jetojnë dhe sesi disa nga problematikat mjedisore mund të gjejnë zgjidhje jo vetëm me mbështetjen e strukturave lokale përgjegjëse por dhe vetë komunitetit të të rinjve dhe atij lokal.

en_GB