Udhëtimi i Lirë

Description

Njohja nga afër e shërbimeve homologe dhe shkëmbimi i përvojave profesionale dhe personale, ishte qëllimi i takimit të stafit të qendrës “Ngjyrat e Jetës” në Bashkinë Kavajë dhe Qendrës Komunitare për Fëmijë me Aftësi të Kufizuara në Bashkinë Durrës.

Ky takim i shërbeu edhe krijimit të bashkëpunimit në vazhdimësi, sidomos qendrave që ofrojnë shërbime për fëmijët me aftësi ndryshe, duke respektuar interesin më të lartë të fëmijës.

Ky takim u zhvillua në kuadër të projektit “With You 4 You” i financuar nga Посолство на Р България в Тирана/Embassy of Bulgaria in Tirana nëpërmjet programit #BulgarianDevelopmentAid që po implementohet në Kavajë nga shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare.”

en_GB