Description
Trajnimi me temë “Colors of Europe/Ngjyrat e Europës” i tregoi dhe informoi të rinjtë nga shtete të ndryshme për impaktin e fjalëve lënduese dhe urrejtjes në jetën e përditshme si dhe në botën online. Qëllimi i këtij trajnimi ishte njohja e të rinjve me këto problematika dhe ndarja e eksperiencave të përbashkëta por edhe unike të individëve me urrejtjen. Mënyrat e trajnimit përfshinë: Energizers të ndryshëm, skicime dhe ilustrime nga pjesëmarrësit, prezantime të situatave të ndryshme në mënyrë skenike (dramatizim) apo dhe artistike. Ky trajnim diskutoi dhe preku tema të ndryshme si bullizmi online, bullizmi ndaj etnicitetit, seksualitetit, shtresës ekonomike si dhe racizmit. Edhe pse këto tema ishin mjaft të ndjeshme, ky trajnim bëri të mundur trajtimin e tyre me kujdesin dhe rëndësinë e nevojshme.