Description
Shoqata Udhëtimi i Lirë – Liberi di Viaggare hap thirrjen për pjesëmarrës në Youth Exchange-n “Democracy Paradoxes”, të organizuar nga shoqata Amicus Certus. Projekti do të zhvillohet nga data 14 deri 22 gusht 2022, në Palanga, Lituani.
Projekti fokusohet në eksplorimin e lëvizjeve demokratike të udhëhequra nga të rinjtë në mbarë botën, organizatat rinore dhe ndikimin e tyre në lëvizjet demokratike, vlerat e BE-së, nevojën që të rinjtë të mbështesin demokracinë dhe pasojat e mundshme nëse kjo nuk bëhet. Partnerët e projektit janë nga 6 shtete: Lituani, Shqipëri, Itali, Francë, Bullgari dhe Sllovaki, të cilët ndajnë vizionin e përbashkët për të kontribuar në zhvillimin e shoqërive më të hapura dhe demokratike.
Gjatë këtij shkëmbimi rinor partnerët kërkojnë:
- të rrisin ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve në jetën demokratike duke promovuar vlerat evropiane dhe pjesëmarrjen aktive.
- të diskutojnë format tradicionale ose alternative të demokracisë, duke përmirësuar njohuritë për qytetarinë europiane dhe lëvizjet demokratike.
- të nxisin interesin e të rinjve për demokracinë.
Click here if you want to participate.