PUNA IME

Tranzicioni i të rinjve nga shkolla në punë, është një sfidë e madhe për vetë të rinjtë,  familjet ashtu  si dhe autoritetet arsimore. Përmes kësaj hapësire të rinjtë do të informohen rreth mundësive për të aksesuar institucione të arsimit të lartë, si dhe hapësirat për formimin profesional. Një element me rëndësi është dhe krijimi i hapësirave për mundësi punësimi dhe zhvillimi të praktikave profesionale apo mësimore.

Kjo hapësirë e ngritur për të rinjtë , realizohet në kuadër të projektit “Steps to youth resilience and empowerment – SYRE” financuar nga UNDP (United Nations Development Program). Ky projekt po zbatohet në dy gjimnaze të qytetit, në shkollën e mesme profesionale  “Hysen Çela” dhe gjimnazin “Leonik Tomeo”.

JU VIJMË NË NDIHMË NË KARRIERËN TUAJ!

PLANI I AKTIVITETEVE

SESION TRAJNIMI “MBËSHTETJA PSIKOSOCIALE DHE AFTËSITË JETËSORE”
TAKIME PSIKOEDUKATIVE ME PRINDËR
SESIONE INFORMATIVE ME FOKUS “KËSHILLIM PËR KARRIERËN”
SESIONE TRAJNIMI “ZHVILLIMI I AFTËSIVE BAZIKE LIDHUR ME EDUKIMIN NË VAZHDIM”
NDËRMJETËSIM PËR ZHVILLIMIN E KURSEVE PROFESIONALE
KRIJIMI I NJË HAPËSIRE NË FAQEN WEB ZYRTARE TË ORGANIZATËS MBI MUNDËSITË E ARSIMIT TË LARTË, KURSET PROFESIONALE DHE MUNDESITË PËR PUNËSIM
HARTIM I MODULIT “MBËSHTETJA PSIKOSOCIALE DHE AFTËSITE JETËSORE”

MBI PROJEKTIN

QËLLIMI I PROJEKTIT

Fuqizimi psiko-social dhe ai ekonomik i të rinjve vulnerabel, në Bashkinë Durrës të prekur nga tërmeti. 

Aktivitetet e dizenjuara i referohen dy kategorive kryesore, të rinjve dhe prindërve në familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit 2019.

PËRFITUESIT E PROJEKTIT

ÇFARË DO TË GJENI NË KËTË HAPËSIRË?

Përmes këtij projekti do të përfitojnë nxënës, prindër dhe komuniteti i shkollave të targetuara dhe komuniteti në tërësi.

Komuniteti i nxënësve të dy shkollave të mesme të targetuara, do të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, përmes aktiviteteve socile dhe komunitare që do të zhvillohen nga bashkëmoshatarët e tyre pas ciklit të trajnimit.

Komuniteti i prindërve do të jetë dhe përfitues i drejtpërdrejtë për ata të cilët do të marrin pjesë në takimet informative që do të zhvillohen në shkolla (240).

Përmes procesit të ndërmjetësimit për zhvillimin e kurseve profesionale për të rinjtë vulnerabël dhe ndërmjetësimit për punësim pranë Zyrës së Punës, do të përfitojnë të rinjtë por dhe familjet e tyre.

  • Mbështetje për të ndërtuar aftësitë tuaja për jetën dhe punën.
  • Informacione mbi shkollat e Mesme (publike dhe private) Durrës.
  • Informacione mbi shkollat e Mesme profesionale dhe Qendrat e Formimit Profesional (publike dhe private) në të gjithë Shqiperinë.
  • Informacion i plote për Institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat të Shqiperisë (historiku i tyre, degët e studimit, kriteret e regjistrimit, oraret etj).
  • Një mundësi për përvojë pune dhe praktikë profesionale.
  • Mbështetje në zgjedhjen e karrierës së ardhshme.
  • Mbështetje në ndërtimin e një CV dhe dokumentave të tjerë të lidhur me karrierën profesionale.
  • Mbështetje për të ndërtuar një network me të rinj dhe ndarje përvojash.
sq