Qendra Multifunksionale Rinore

Një pasqyrë e qëndrës

Qendra Multifunksionale Rinore

Në nëntor të vitit 2018 Shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viggiare” me vendim të Këshillit Bashkiak mori në përdorim Qendrën Multifunksionale Rinore. Qendra ka një sipërfaqe prej 103 m2 dhe është dhënë për tu përdorur në dobi dhe interes të rinisë dhe komunitetit.

2018-2019

Përgjatë viteve 2018-2019 ambientet e Qendrës u rikonstruktuan me kontributin e Shoqatës, anëtarëve të Bordit dhe vullnetarëve të saj. Ambientet u ideuan për të qenë sa më miqësore dhe të këndshme për të gjithë vizitorët. Në çdo pjesë të saj do të gjeni kënde të cilat i dedikohen tematikave të caktuara.

2019

Në vitin 2019 në ambientet e Qendrës Multifunksionale u zhvilluan trajnimet dhe takimet e para. Që prej asaj kohe Qendra ka hapur dyert e saj për aktivitete lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare me partnerë të ndryshëm.



Nëntor 2019-Shkurt 2020

Vullnetarë dhe aktivistë të Qendrës kanë ndihmuar edhe në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti (Nëntor-Shkurt 2020) si dhe të moshuarit e vetmuar, komunitetit rom dhe egjiptian, si dhe familjeve në vështirësi ekonomike gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.



Tani

Falë eksperiencës së fituar ndër vite dhe punës së bërë me vullnetarët në nivel lokal Shoqata Udhëtim i Lirë – Libri di Viaggiare u akredituan me Quality Label nga European Solidarity Corp. Tashmë ne kemi mundësinë të dërgojnë dhe presin vullnetarë në vendet në të cilat aplikohen projektet ESC.

sq