Ndiqni udhëtimin tonë

Historiku Jonë

Udhëtim i Lirë

Shoqata Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare u themelua ne 2015 dhe zhvilloi aktivitetin e saj të parë më 22 Prill 2016, Ditën Ndërkombëtare të Tokës. Aktiviteti sensibilizues u zhvilluar në bashkëpunim me Bashkinë Durrës dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale.  Në të u bënë bashkë të rinj, anëtarë të komunitetit dhe përfaqësues të institucioneve publike e private për të pastruar plazhin e Durrësit.

2017

Projekti i parë i Shoqatës është “Qytetarë aktiv në monitorimin dhe përmirësimin e qeverisjes vendore në Bashkinë Shijak”. Fokusi i këtij projekti ishte qeverisja e mirë në nivel lokal; implementimi i tij u bë përgjatë vitit 2017, si nëngrant i projektit CIVILISC i cili zbatohej nga IDM me fondet e BE.

2017-2018

Përgjatë 2017-2018 u implementua projektin i parë mjedisor “Youth Eco Act” në kuadër të së cilit vendosi kosha të diferencuar në disa shkolla të mesme dhe site arkeologjike të qytetit të Durrësit. Projekti u mbështet nga Granti Operacional SENiOr – II që zbatohej nga REC e financohej nga Ambasada Suedeze.



2019-2020

Në 2019-2020 shoqata jonë zhvilloi projektin “Youth Guide for Durrës” i cili mbështetej nga programi ReLOaD, financohej nga Bashkimi Evropian dhe implementohej nga UNDP dhe Bashkia Durrës. Projekti kishte në fokus promovimin e truizmit dhe trashëgimisë kulturore në qytetin e Durrësit përmes aktivizimit të të rinjve.



2020-2021

Përgjatë vitit 2020-2021 u implementua projekti “The Invisible ForeWomen” i cili mbështetet nga Fondacioni Ana Lindh dhe bashkë-financohet nga Bashkimi Evropian. Lead partner i projektit ishte Shoqata Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare ndërsa partnerët e projektit ishin: Association for Developing Voluntary Work Novo Mesto (Sllovenia), TEKMED (Turqia), URI MENA (Jordania) dhe Have A Dream (Egjipti). Në kuadër të projekti u fuqizuan gratë e margjinalizuara në 5 vendet partnere.

sq