Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve, vullnetarët e shoqatës “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” kanë marrë pjesë në dy takime online. Takimet janë organizuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë dhe nga anëtarët e rrjeteve në të cilat ne aderojmë. Temat e takimeve lidheshin drejtpërdrejt me të rinjtë, duke qënë se zhvilloheshin në kuadër të 12 Gushtit.

Roli i të rinjve në luftën kundër “gjuhës së urrejtjes”- “hate speech” ishte një temë që i përfshiu të rinjtë. Diskutimet me panelistë të cilët përfaqësonin disa nga organizatat më në zë për rininë në nivel ndërkombëtar ishte mjaft i ngjeshur. Të rinjtë drejtuan pyetje lidhur me rolin që ata kanë në këtë çështje dhe cilat janë mënyrat më të mira për ta luftuar. Përgjigjet dhe mesazhet që ata përcillnin promovonin tolerancën, drejtësinë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe dialogun ndërkulturor. Koferenca “The Role of Young People in Combating Hate Speech and Crime” u organizua nga partnerët tanë National Assembly of Youth Organizations of the Republic Azerbaijan në bashkëpunim me Council of Europe dhe European Youth Forum

Po aq interesante ishte edhe tema e takimit tjetër e cila lidhej me rolin që kanë të rinjtë në krijimin e një shoqërie paqësore, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. Ky takim bëri bashkë të rinj nga i gjithë globi të cilët diskutuan me njëri– tjetrin lidhur me nismat që të rinjtë mund të ndërmarrin për ta bërë shoqërinë ku jetojnë më paqësore dhe gjithëpërfshirëse. Takimi “The Role of Youth in Building and Sustaining Peaceful, Just and Inclusive Societies” u organizua nga organizata“Youth for Peace” e cila është CC e URI (United Religions Initiative) për Bosnje-Herzegovinën dhe si vijim i sessioneve të URI Youth Connection Café.

sq