Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Përfundoi aktiviteti i organizuar nga shoqata “Udhëtim i Lirë”, në kuadër të projektit “Nature based solutions for the Conservation of Pollinators in Green house & Urban Ecosystems” të financuar nga Ambasada Bullgare në Tiranë nëpërmjet programit të Ndihmës Bullgare për Zhvillim (#BulgarianDevelopmentAid).

Ky aktivitet kishte në fokus të tij mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e metodave natyrale të rritjes së bimëve. Gjithashtu, një vëmende e veçantë iu dha Bumblebee-së, një lloj blete e cila bën pllenimin natyral të bimëve. Aktiviteti u organizua tek Agroturizëm Huqi, ku të rinjtë mund të ndiheshin edhe më pranë natyrës dhe të shihnin nga afër rritjen e produkteve që u serviren çdo ditë.

Të rinjtë pjesëmarrës ishin nga shkollat: Shkolla Jusuf Puka, Shkolla 9-vjeçare “Bedrie Bebeziqi” Durrës, Shkolla Jan Kukuzeli, Leonik Tomeo dhe Dom Nikoll Kacorri. Ata patën mundësinë që nëpërmjet lojërave të ndryshme të njihnin njëri – tjetrin, të mësonin dhe të argëtoheshin.

sq