Ndiqni udhëtimin tonë

Historiku Jonë

Udhëtim i Lirë

Shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” u themelua ne muajin dhjetor te vitin 2015 dhe zhvilloi aktivitetin e saj të parë më 22 prill 2016, Ditën Ndërkombëtare të Tokës. Aktiviteti sensibilizues u zhvillua në bashkëpunim me Bashkinë Durrës dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale. Në të u bënë bashkë të rinj, anëtarë të komunitetit dhe përfaqësues të institucioneve publike e private për të pastruar plazhin e Durrësit.

Në 4 qershor të vitit 2016 Shoqata “Udhëtim i Lirë ” organizoj fazën finale të ekspozitës “Durrësi 2016”. Në të morën pjesë perfaqësues të Drejtorisë Arsimore dhe Bashkisë Durrës, fotograf porfesionist etj. Ekspozita u organizua në hollin e Pallatit të Kulturës Durrës ku senatorët e shkollave të mesme të rrethit Durrës të shoqëruar nga nëndrejtoret dhe mësuesit koordinator, votuan dhe nxorrën me votim 8 fotot më të bukura të zgjedhura nga vetë ata.

Juria e përbërë nga përfaqësues të Drejtorisë Arsimore dhe Bashkisë Durrës së bashku me fotografin profesionist vendosën të japin Çmimin e Parë nxenësit të shkollës Naim Frashëri Klevis Musa me 9 pikë, Çmimin e Dytë nxënëses Ornela Seferi të shkollës Jan Kukuzeli me 8 pikë dhe Çmimin e Tretë nxënësit Ermir Kuta të shkollës së mesme Kullë me 4 pikë.

Shkollat pjesëmarrese ishin:

Shkolla e Mesme Kullë Shkolla e Mesme Shijak Shkolla e Mesme Maminas Shkolla e Mesme Gjergj Kastrioti hkolla e Mesme Jan Kukuzeli Shkolla e Mesme Shën Vlash Shkolla e Mesme Manëz

Historia vazhdon...

sq