Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Në datat 8 deri më 11 nëntor 2022, shoqata jonë mori pjesë në vizitën e avancuar përgatitore në Les Ulis France për projektin “Europa e Gjelbër” të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus + ku “Udhetimi i Lirë- Liberi di viaggiare” është një nga 10 partnerët e konsorciumit në këtë projekt.

Ky projekt synon të rrisë ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve të projektit për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm kundër plastikës bazuar në qëllimin rinor “Evropa e Gjelbër e Qëndrueshme” e Strategjisë Evropiane për Rininë “Angazhimi, Lidhja dhe Fuqizimi i të Rinjve”.

🌍 Mbrojtja e Mjedisit dhe Ndryshimet Klimatike përbëjnë një nga fushat kryesore ku shoqata jonë operon me synimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ndikimit pozitiv në burimet natyrore kaq të vlefshme për jetën tonë.

sq