Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) është institucion i arsimit të lartë në Shqipëri, që ofron studime mbi agronominë, veterinarinë, ekonominë agrare, inxhinierinë pyjore, mjedisin rural, dhe degë të ngjashme.
Universiteti i Arteve, UART (më parë: Akademia e Arteve ) Universiteti i Arteve është institucioni i vetëm publik i arsimit të lartë me karakter artistik në Shqipëri, që ofron Diploma Universitare Bachelor dhe Master në Muzikë, Arte të Bukura dhe Art Skenik.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) (Anglisht: University of Medicine, Tirana) është një Universitet Publik në Tiranë, Shqipëri, i cili është i orientuar në shkencat e mjekësisë dhe të shëndetit. UMT gëzon një reputacion të mirë akademik dhe shkencor duke ofruar ekspertizën më të mirë në fushat mjekësore.
Universiteti i Sporteve të Tiranës
Universiteti i Tiranës është universitet publik në Tiranë. Është universiteti më i madh dhe me reputacionin më të mirë në Shqipëri.
Universiteti Politeknik i Tiranës është një ndër universitetet që ofrojnë arsim të lartë në Shqipëri, dhe ndër të paktit që ofrojnë degë inxhinierike. Selia e tij ose “korpusi” ndodhet në Tiranë.
Më 2 shtator të vitit 1957 në qytetin e Shkodrës u ngrit Instituti i Lartë Pedagogjik. Ai ka qenë dy-vjeçar deri në vitin 1970. Më pas u bë tre vjeçar dhe në vitet 81-91 u bë katërvjeçar. Më 28 maj të vitit 1991 ky institucion arsimor u konsiderua Universiteti “Luigj Gurakuqi i Shkodrës”.
Universiteti Eqrem Çabej i Gjirokastrës u krijua me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 414, datë 12 nëntor 1991, mbi bazën e Institutit të Lartë Pedagogjik që ishte çelur më 1971. Ai është institucioni më i rëndësishëm arsimor, shkencor e kulturor i rajonit jugor të Shqipërisë.
Për herë të parë Universiteti Aleksandër Moisiu i hapi dyert në tetor të vitit 2006 dhe në bankat e tij u ulën rreth një mijë student nga i gjithë vendi. Universiteti i Durrësit mban emrin e aktorit të famshëm shqiptarë të skenës gjermano-folës Aleksandër Moisiu.
Universiteti i Vlores u krijua në 1994 si Universitet Teknologjik i Vlorës. Sot ka rreth 5 000 studentë në programe të ndryshme me dhe pa shkëputje nga puna. Është universiteti i dytë për nga madhësia në Shqipëri.
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” është vazhdim i Institutit të Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”, themeluar në 1971.
Universiteti i Korçës u krijua në dt. 7 janar 1992, mbi bazën e Institutit të Lartë Bujqësor të Korçës (1971-1992), me tre fakultete: i Bujqësisë, i Mësuesisë dhe i Ekonomikut. Në vitin 1994 iu dha emri “Fan S. Noli” dhe po këtë vit pranë tij u çel edhe Shkolla e Lartë e Infermierisë.