Përshkrimi
U mbyll projekti “OVERCOMING PREJUDICE (OP)” Erasmus+ KA1 for Youth Workers nga shoqata mikëpritese ARVIS në Rumani, ku partnere nga Shqipëria ishte dhe shoqata Udhëtimi i Lirë – Liberi di Viaggare.
Ky aktivitet mblodhi së bashku 32 të rinj nga 8 shtete: Rumania, Shqipëria, Armenia, Aruba, Sllovakia, Tunizia, Turqia dhe Ukraina nga data 7-14 Maj 2022 rreth temës #kapërcim i paragjykimeve. Ky projekt u zhvillua në Suceava në Rumani .
Synimi i projektit është të trajnojë të rinjtë të kundershtojnë paragjykimet nëse ato janë nacionalizmi, ksenofobia, racizmi, seksizmi ose ndonjë lloj tjetër paragjykimi.
I gjithë ky projekt u zhvillua në një mjedis miqësor dhe ndërkulturor.