Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Dy ditët e aktiviteteve në kuadër të projektit BORDERS – Frontier People Sharing Cultural Values (CERV-2025-CITIZENS-TOWN-TT-101291073) përfunduan me rezultate pozitive, duke shënuar hapa të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit mes partnerëve dhe në promovimin e vlerave kulturore që lidhin komunitetet tona.

Projekti, i zbatuar në partneritet nga Shahrazad, Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare, Bashkia e Conselice-s dhe Bashkia e Durrësit, synon të krijojë ura komunikimi dhe mirëkuptimi përmes kulturës, historisë dhe shkëmbimit të përvojave mes qytetarëve.

Gjatë këtyre ditëve, projekti iu prezantua qytetarëve dhe u krijuan mundësi të vlefshme për njohjen dhe bashkëpunimin me organizatat shqiptare pjesëmarrëse. Një moment i veçantë ishte prezantimi i projektit fotografik “Gente di Confine”, realizuar nga Doriana Rambelli dhe Franco Ferretti, puna e të cilëve shërbeu si frymëzim për krijimin e projektit BORDERS.

Një nga rezultatet më të rëndësishme të takimeve ishte angazhimi për të vijuar këtë rrugëtim fotografik dhe kulturor, duke përfshirë të rinjtë dhe të rejat nga Conselice dhe Durrësi. Përmes fotografisë dhe rrëfimeve personale, ata do të kenë mundësinë të eksplorojnë identitetin, kujtesën, kufijtë dhe ngjashmëritë që bashkojnë njerëzit përtej dallimeve gjeografike e kulturore.

Shoqata Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare, si partnere e projektit, vlerëson rëndësinë e këtyre takimeve për forcimin e lidhjeve mes komuniteteve, nxitjen e dialogut ndërkulturor dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim mes të rinjve dhe organizatave të shoqërisë civile.

Falënderojmë kryetarin e Bashkisë së Conselice-s, Andrea Sangiorgi; Bashkinë e Durrësit për pjesëmarrjen dhe mbështetjen; Tiziano Bordoni për kontributin e tij; Foto Klubin e Durrësit dhe Officina Fotografica të Conselice-s, si dhe të gjitha organizatat dhe pjesëmarrësit që u bënë pjesë e këtyre ditëve.

BORDERS vazhdon! Me ide të reja, histori për të ndarë dhe ura të reja për të ndërtuar mes njerëzve dhe komuniteteve tona.

Projekti BORDERS financohet nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programit Citizens, Equality, Rights and Values (CERV).

sq