Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Në kuadër të projektit TRUTH4YOUTH si aktivitet vijues, u organizua një trajnim lokal me 12 të rinj, i fokusuar te qytetaria digjitale, mendimi kritik dhe identifikimi i dezinformimit. Përfaqësuesi i organizatës, i trajnuar në Bukuresht gjatë programit “Training of Trainers”, ndau me pjesëmarrësit njohuritë dhe praktikat e përfituara.

Përmes diskutimeve, analizës së mediave dhe ushtrimeve praktike, të rinjtë reflektuan mbi rëndësinë e verifikimit të informacionit dhe përdorimit të sigurt të rrjeteve sociale. Aktiviteti pat si qëllim aftësinë e tyre për të dalluar median e modifikuar me AI, lajmet e rreme, disinformimin, misinformimin si dhe për t’u angazhuar si qytetarë aktivë e të përgjegjshëm.

Projekti TRUTH4YOUTH zbatohet në kuadër të programit Citizens, Equality, Rights and Values (CERV) dhe është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.

#TRUTH4YOUTH #CERV #EuropeanUnion #DigitalCitizenship #MediaLiteracy #CriticalThinking #YouthEmpowerment #StopDisinformation

sq