Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Projekti TRUTH4YOUTH, në të cilin organizata jonë është partnere nga Shqipëria, zhvilloi në datat 17–22 maj 2026, në Sofje, Bullgari, trajnimin ndërkombëtar “Training of Trainers: Digital Disciplined Citizenship”, në kuadër të programit Citizens, Equality, Rights and Values (CERV) të Bashkimit Evropian.

Përfaqësuesi i organizatës sonë mori pjesë në një trajnim intensiv 5-ditor, së bashku me 27 punonjës rinorë nga më shumë se 16 vende evropiane. Trajnimi u fokusua në zhvillimin e aftësive për mendim kritik, edukim mediatik, verifikim të fakteve, parandalim të dezinformimit dhe pjesëmarrje të përgjegjshme në hapësirën digjitale.

Përmes punëtorive interaktive, ushtrimeve simuluese, reflektimeve dhe shkëmbimit të përvojave, pjesëmarrësit ndanë praktika të mira dhe përvetësuan metoda pjesëmarrëse e gjithëpërfshirëse për të punuar me të rinjtë në komunitetet e tyre. Trajnimi synoi gjithashtu forcimin e rezistencës qytetare, lidershipit rinor dhe qytetarisë aktive në epokën digjitale.

Njohuritë dhe mjetet e përfituara gjatë këtij aktiviteti do të përdoren në zhvillimin e trajnimeve lokale me të rinjtë në Shqipëri, duke kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit për lajmet e rreme, dezinformimin dhe sjelljen e përgjegjshme në internet.

Projekti TRUTH4YOUTH zbatohet në kuadër të programit Citizens, Equality, Rights and Values (CERV) dhe është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.

#TRUTH4YOUTH #CERV #EuropeanUnion #DigitalCitizenship #MediaLiteracy #CriticalThinking #YouthEmpowerment #StopDisinformation

sq