Përshkrimi
Në kuadër të projektit Youth4GreenPolicy, pjesë e procesit të zbatimit është edhe zhvillimi i aktivitetit follow-up, i cili konsiston në organizimin e një trajnimi online me të rinjtë vendas nga përfaqësuesja e organizatës sonë.
Ky trajnim, i zhvilluar përmes platformës Zoom, shërbeu për të ndarë njohuritë, metodat dhe praktikat e përfituara gjatë trajnimit ndërkombëtar të zhvilluar në Vjenë, Austri, duke i pajisur të rinjtë me më shumë informacion dhe aftësi mbi mjetet eko-dixhitale, qytetarinë e gjelbër, avokimin dhe pjesëmarrjen aktive në komunitet.
Përmes këtij aktiviteti u synua që njohuritë e fituara të shpërndahen më tej te të rinjtë vendas dhe të nxitet angazhimi i tyre në çështje që lidhen me mjedisin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe demokracinë.
Projekti Youth4GreenPolicy zbatohet në kuadër të programit Citizens, Equality, Rights and Values (CERV) dhe është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.
#Youth4GreenPolicy #CERV #EuropeanUnion #GreenCitizenship #YouthEmpowerment