Përshkrimi
Projekti Youth4GreenPolicy, në të cilin shoqata jonë është partnere nga Shqipëria, zhvilloi në datat 26-30 prill takimin hapës në Vjenë, Austri, në kuadër të programit Citizens, Equality, Rights and Values (CERV) të Bashkimit Evropian.
Përfaqësuesja e organizatës sonë mori pjesë në një trajnim intensiv 5-ditor, i fokusuar në pajisjen e punonjësve të rinj me mjete eko-dixhitale dhe zhvillimin e aftësive për avokim, me synim promovimin e qytetarisë së gjelbër dhe pjesëmarrjes aktive në proceset demokratike.
Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësit patën mundësinë të shkëmbenin përvoja, të ndanin praktika të mira dhe të forconin bashkëpunimin ndërkombëtar për të fuqizuar të rinjtë në promovimin e mbrojtjes së mjedisit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe angazhimit qytetar.
Ky projekt zbatohet në kuadër të programit Citizens, Equality, Rights and Values (CERV) dhe është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.
#Youth4GreenPolicy #CERV #EuropeanUnion #GreenCitizenship #YouthEmpowerment