Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Tokën”, shoqata jone zhvilloi një takim me eko-klubin e shkollës “Shaqe Mazreku” në Durrës. Nxënësit u angazhuan plotësisht në një diskutim interaktiv ku ndanin mendimet e tyre për ndotjen e ajrit dhe ujit, menaxhimin e mbeturinave, hapat për riciklim dhe nevojën për më shumë pemë e parqe rreth nesh. Aktiviteti përfshiu një prezantim që i ndihmoi fëmijët të kuptojnë më mirë problemet mjedisore, ndërsa mesazhe sensibilizuese u shpërndarë për të ngritur ndërgjegjësimin në komunitet. Me këto biseda dhe informacione, idetë e tyre për klasën apo shtëpinë bëhen veprime që ndryshojnë mjedisin!

Ky aktivitet zhvillohet nga #GreenAL, një projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fonde nga Qeveria Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.

sq