Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Udhëtimi I Lirë-Liberi di viaggiare iu bashkua Takimit Transnacional në kuadër të projektit “Hartimi i mjeteve mësimore mbi zhvillimin e gjelbër për të rinjtë me aftësi të kufizuara” të bashkëfinancuar nga Programi Erasmus Plus i Komisionit Evropian, i cili bën bashkë 6 partnerë nga 6 vende: Maqedonia e Veriut, Rumania, Austria, Shqipëri, Suedi dhe Turqi. Takimi u mbajt në Bursa, Turqi, më 09.12.2023.

Pas një pasqyre të përgjithshme të rezultateve të projektit dhe punës që kemi bërë deri më tani, jemi fokusuar në çështjet e menaxhimit dhe zbatimit të projektit.

Aktualisht jemi duke bërë modifikimet e fundit për të finalizuar një dokumentar të shkurtër që përbëhet nga intervista me njerëz që punojnë në këtë sektor si dhe një aplikacion celular për grupin e synuar.

Në përgjithësi, ishte një takim i frytshëm dhe mezi presim t’ju prezantojmë me produktet tona përfundimtare! Qëndroni në pritje!

Më shumë rreth projektit mund të gjeni:

Udhëtimi i Lirë: https://udhetimiilire.org/

Udhëtimi i Lirë: https://www.facebook.com/Udhetimilire77

sq