Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Bashkia Tropojë dhe shoqata “Udhëtim i Lirë- Liberi do viaggiare” zhvilluan së bashku në Tropojë në datat 13-15 prill 2023, aktivitetin e radhës “Peer to Peer”, kushtuar të rinjve përfaqësues të Këshillit Rinor Vendor Tropojë, në kuadër të projektit “Active Tropoja Youths for our Municipality” mbështetur nga projekti #BEpërBashkitë i financuar nga Bashkimi Europian.

Aktiviteti u fokusua në ndërthurjen e aftësimit të të rinjve dhe përgatitjen e tyre për të transmetuar njohuritë e marra gjatë trajnimeve të realizuara tek bashkëmoshatarët e tyre.

Trajnimet përfshinë një diskutim të hapur me të rinjtë mbi sfidat kryesore me të cilat ata përballen për të drejtat e tyre, u njohën me politikat rinore lokale, kombëtare dhe ato europiane.

Një vlerë e shtuar e trajnimit ishte ndarja e ekseriencës së një të riu, anëtar i Këshillit Rinor Vendor Kavajë, duke sjellë shembujt konkretë të problematikave dhe rasteve të suksesshme të KVR-së në qytetin e tij.

sq