Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Të nderuar kolegë,

Shoqata Udhëtim i Lirë-Liberi di Viaggiare, me suportin e Fondacionit Rinor Europian dhe Këshillit të Europës, ka ndërmarrë nismën “Të Rinjtë për Demokracinë Lokale” me synim informimin dhe fuqizimin e të rinjve në themelimin e këshillave rinor vendor si dhe rritjen e kapaciteteve të tyre për një angazhim me aktiv dhe cilësor në komunitet. Kjo iniciativë organizohet në vazhdën e fushatës ndërkombëtare #DemocracyHere #DemoracyNow në kuadër të 50 vjetorit të themelimit të departamentit të rinisë pranë Këshillit të Europës.

Gjatë 8 muajve të implementimit të projektit janë zhvilluar trajnime me të rinjtë e përzgjedhur, info sesione, fushatë ndërgjegjësimi online, një lojë stimuluese për advokim si dhe është përgatitur një Dokument Politikash nga të rinjtë që do i dorëzohet përfaqësuesve të Bashkisë në takim.

Për këtë arsye, Duke e konsideruar dialogun dhe bashkëpunimin me institucionet si themel të punës së përbashkët dhe përmirësimin e jetës së të rinjvë në komunitet, kemi kënaqësinë t’ju ftojë në eventin përmbyllës të iniciativës “Të Rinjtë për Demokracinë Lokale”, ditën e Premte, datë 25 Shkurt, ora 10:00-11:30 në Sallën e Këshillit Bashkiak Kavajë.

Ky event do të bëjë bashkë përfaqesues të Bashkisë dhe aktorë të tjerë kyҫ në sektorin e shoqërisë civile, sektorin e edukimit dhe qytetarisë aktive.

Miranda Mansaku

Drejtore Ekzekutive

Udhetim i Lire – Liberi di Viaggiare

sq