Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Pjesë e aktiviteteve të iniciativës “Të rinjtë për Demokracinë Lokale” është edhe zhvillimi i një mini teatri të titulluar “Loja e Advokimit” ku të rinjtë e trajnuar gjatë Akademisë së Demokracisë Lokale kanë zhvilluar gjatë muajit Janar 2023.

Të ndarë në grupe dhe në role ata kanë përcjellur mesazhe tek miqtë e tyre bazuar në parimet dhe hapat e zhvillimit të një fushate të suksesshme.

Një ndër problematikat kryesore që ata kanë vënë në skenë ka të bëjë me mungesën e parkut dhe hapsirave rekreative për të rinjtë në bashkinë Kavajë. Në përmbyllje të këtij aktiviteti ata kanë zhvilluar edhe një video ndërgjegjësuese të cilën e kemi shfaqur edhe ndaj përfaqësuesve të pushtetit lokal dhe aktorëve që merren me çështjet e rinisë në Kavajë.

Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të iniciativës “Të Rinjtë për Demokracinë Lokale” implementuar nga shoqata Udhëtim i Lirë-Liberi di Viaggiare me suportin e Fondacionit Rinor Europian dhe Këshillit të Evropës.

Për me shumë ndiqni faqen zyrtare të Youth for Local Democracy: klikoni këtu

sq