Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Çfarë është më mirë se informimi i të rinjve për të drejtat e tyre demokratike? Të rinj që ndermarrin aksione konkrete për të fuqizuar vetën e tyre dhe për të përfaqësuar denjësisht zërin e të rinjve pranë autoriteteve lokale.

Ky ishte mesazhi kryesor me të cilin përmbyllëm me sukses ciklin e Akademisë së Demokracisë Lokale me të rinjtë energjik të bashkisë Kavajë. Akademia e Demokracisë Lokale e zhvilluar në data 14-16 Tetor dhe 21-23 Tetor bëri bashkë të rinj nga bashkia Kavajë dhe anëtarë të Këshillit Vendor Rinor të cilët u trajnua mbi tematikat e demokracisë pjesëmarrëse, advokimit dhe lobimit, dialogut të strukturuar, rolet dhe përgjegjësit e institucioneve, edukimit qytetar, aktivizmit, pjesëmarrjes, të drejtat politike, llogaridhënies dhe transparencës.

Bazuar në metodën e edukimit jo-formal, përmes diskutimeve, punëve ne grupe, prezantimeve, lojrave interaktive të rinjtë jo vetëm u njohën me koceptet teorike dhe ushtrimet praktike, por patën mundësi të njihen edhe me bazat e aktivizmit online si një nga format e reja të aktivizmit.

Nën udhëheqjen e ekipit të shoqatën Udhëtim i Lirë-Liberi di Viaggiare, të rinjtë patën mundësi të hartonin fushatën e tyre të advokimit online e cila do të afishohet shumë shpejt në kanalet tona të komunikimit. Kjo fushatë do të pasohet gjithashtu nga një sërë aktivitetesh në terren që do të zhvillohet nga të rinjtë e trajnuar. Këto aktivitete përfshijnë zhvillimin e seancave të informimit me qytetaret e Bashkisë Kavajë dhe shkollat e qytetit, zhvillimin e një mini-drame të titulluar “Loja e Advokimit” si dhe hartimin dhe konceptimin e një dokumenti politikash i cili do të përfshijë problematikat dhe rekomandimet kryesore qe janë adresuar nga të rinjtë jo vetëm gjatë trajnimit, por edhe fokus grupeve të dedikuara që do të zhvillojmë më tej, si pjesë e metodologjisë së këtij dokumenti.

Stay Tuned…

Kjo inciativë implementohet nga shoqata “Udhëtim i Lirë-Liberi di Viaggiare” me mbështetjen e Fondacionit Rinor Europian dhe Këshillit të Europës në kuadër të fushatës #DemocracyHereDemocracyNow në nder të 50 vjetorit të themelimit të Departamentit të Rinisë pranë Këshillit të Europës.

#youtheforlocaldemocracy #BashkiaKavaje #EyfCoE #EuropeanYouthFoundation #Youth #Democracy #HumanRights

sq