Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Pak ditë më parë përfundoi trajnimi “Të Rinjtë Në Fokus” (Youth in Focus), i cili u realizua me mbështetjen e Bashkimit Europian në kuadër të programit të tij Erasmus + Youth në ambientet e Castillo de San Servando, një kështjellë historike, në qytetin e Toledos në Spanjë nga shoqata “Participa Joven CR” ku partnerë nga Shqipëria ishte dhe shoqata Udhëtimi i Lirë – Liberi di Viaggiare.

Ishte një javë plot aktivitete, ku të rinjtë nga 7 vende, Shqipëria, Letonia, Austria, Italia, Rumania, Portugalia dhe Bullgaria gjatë periudhës 22-28 Maj, 2022 ndanë përvoja, mësuan për mundësi të ndryshme dhe programe financimi për aktivitete rinore dhe krijuan e zhvilluan ide për projekte të përbashkëta në të ardhmen.

sq