Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Shoqata “ Udhëtim i Lire “ në bashkëpunim me Njësinë e Integrimit Europian dhe Drejtorinë e Sporteve të Bashkisë Kavajë organizoi aktivitetin e mbjelljes së pemëve në ambjentet e fushës sportive të qytetit të Kavajës. Në aktivitet mori pjesë Z. Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë. Pemët u mbollën në kujtim dhe nderim të figurave të shquara të futbollit kavajas. Në të morën pjesë dhe familjarë e të afërm të këtyre personaliteteve të qytetit që nuk jetojnë më, por me veprimtarinë e tyre kanë shkruar historinë e futbollit të Kavajës. Të rinjtë e shkollës “Aleksandër Moisiu” Kavajë, morën pjesë dhe ndihmuan në mbjelljen e pemëve.

sq