Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Shoqata “Udhetim i Lire – Liberi di Viaggiare” organizoi disa aktivitete në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë (12 Gusht 2021) në Durrës. Në aktivitetet morën pjesë të rinj nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia. Aktivitetet ishin një mundësi për të rinjtë nga 3 vende për të mësuar nga praktikat më të mira në nivel lokal, për të njohur struktura që mbështesin praktika të tilla në Durrës, Shqipëri si dhe për të njohur historinë e qytetit. Gjatë pjesës së parë të ditës 19 të rinj nga 3 vendet vizituan Qendrën Rinore Multifunksionale “Udhetim i Lië – Liberi di Viaggiare” dhe takuan bashkëmoshatarët e tyre që frekuentojnë qendrën dhe organizojnë aktivitete në Durrës. Pjesëmarrësit ndanë praktika të mira lidhur me pjesëmarrjen e të rinjve në jetën socio-kulturore të qytetit, angazhimin e të rinjve në sektorin e shoqërisë civile dhe përfitimet që kanë pjesëmarrja e aktiviteteve lokale, kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare. Gjatë bisedës të rinjtë panë se ata kanë kaq shumë gjëra të përbashkëta dhe mund të mësojnë nga praktikat më të mira të njëri -tjetrit.

Pas kësaj, të rinjtë patën një takim me Drejtorin e Rinisë, Kulturës, Arsimit, Sporteve dhe Komuniteteve Fetare në Bashkinë Durrës. Ata diskutuan pjesëmarrjen e të rinjve në procesin vendimmarrjës, mundësitë që ofron Bashkia Durrës për të rinjtë për të kontribuar në komunitetin e tyre lokal. Në takim ishte gjithashtu një përfaqësuese e RYCO (Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor). Ajo shpjegoi programet e ndryshme të të rinjve të RYCO që mund të bashkojnë të rinjtë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Në pjesën e tretë aktivistët nga Shoqata “Udhetim i Lire – Liberi di Viaggiare” që janë trajnuar si Guidë Turistike për Durrësin organizuan një guidë në pjesën historike të qytetit. Të rinjtë vizituan Forumin Bizantin, Amfiteatrin, Kullën Veneciane dhe Muzeun Arkeologjik dhe mësuan më shumë rreth historisë, kulturës dhe vlerësimit të qytetit në kohë të ndryshme.

Aktivitetet u organizuan nga CC e URI në Shqipëri Udhetim i Lire – Liberi di Viaggiare në partneritet me CC e URI nga Bosnjë & Hercegovina Youth for Peace. Ata janë pjesë e një projekti tjetër, që synon të krijojë një mjedis të favorshëm ku të rinjtë nga tre partnerët, Bosnje & Hercegovina, Shqipëria dhe Serbia të mblidhen dhe të kenë një përvojë transformuese për një dialog dhe mirëkuptim të ndërsjellë. Projekti zbatohet nga partneri kryesor Youth for Peace (Bosnjë & Hercegovinë), Udhetim i Lire – Liberi di Viaggiare (Shqipëri) dhe Balkans let’s get up (Serbi) dhe financuar nga Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor – RYCO dhe Bashkimi Evropian.

sq