Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Në vijim të aktiviteteve të saj shoqata “Udhetim i Lire – Liberi di Viaggiare” në bashkëpunim me IRI (Institutin Ndërfetar) zhvilloi në ambientet e Qendrës Rinore Multifunksionale UiL-LdV youth talk me temë “Persekutimi i figurave fetare gjatë regjimit komunist dhe ndikimi i tyre në shoqëri”.

Nëpërmjet aktivitetit u promovua bashkëjetesa ndërfetare në shekuj si një mënyrë efektive për të shmangur ekstremizmin me bazë fetare. Përmes dy shembujve konkret At Zef Pllumi dhe Mustafa Varoshi të pranishmit mësuan se si kleri ka bashkëpunuar gjithnjë për shuarjen e konflikteve fetare dhe për të promovuar harmoninë dhe tolerancën në shoqëri.

sq