Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Shoqata “Udhëtim i Lirë –Liberi di Viaggiare” vijoi punën edhe gjatë muajit Gusht me projektin “Composting on farm for mitigation of climate changes”. Takimet informuese me fermerët e zonës dhe vendosja e theksit tek kompostimi si një proçes i cili sjell përfitime jo vetëm për mjedisin por edhe për ekonominë vazhduan të zhvilloheshin nga koordinatorja e projektit dhe eksperti. Gjatë këtyre takimeve iu la një hapsirë më e madhe fermerëve për të drejtuar pyetje teknike lidhur me ngritjen e kavaletave të kompostimit.

Fermerët gjatë muajit Gusht bënë mbjelljen e kulturës së dytë në sera dhe disa bimë të përzgjedhura dhe të shënuara u trajtuan me komposton e përgatitur gjatë fazës së parë të projektit. Eksperti asistoi gjithashtu në këtë proçes.

Eksperti do të vëzhgojë ecurinë e prodhimit dhe shëndetin e bimëve për të bërë diferencën dhe parë rezultatet e kompostos. Gjatë mbjelljes morën pjesë edhe fermerë të tjerë të interesuar që kërkonin më shumë informacion për këtë proçes.

Gjithnjë e më shumë vihet re rritja e interesit të fermerëve të zonave përreth të cilët kërkojnë më shumë infomacion për kompostimin. Një pjesë e tyre përfitojnë nga rasti për të marrë edhe më shumë informacione praktike e teknike nga eksperiti e koordinatorja projektit.

sq