Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” ka vijuar me aktivitetet e planifikuara për Librarinë Lëvizëse. Gjatë muajve Prill dhe Maj përveç shpërndarjes së librave janë zhvilluara takime online me shkrimtarë të ndryshëm. Ndërkohë po vijon shpërndarja e librave për të rinjtë në zonat periferiketë qytetit.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Youth Guide for Durres” dhe aktivitetit “Biblioteka Lëvizëse”, i cili mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në partneritet me Bashkinë e Durrësit.

Të rinjtë të cilët abonohen në librarinë lëvizëse kanë mundësinë të lexojnë një sërë veprash të njohura botërore si: Lufta dhe Paqa 1-4; Harku i Triumfit; Një tragjedi Amerikane; Dashuri në Kohën e Kolerës; I huaji; Murtaja; Metamorfoza; Miti i Sizifit; Novelat e Tolstoit; Gjeniu; Purgatori; Djemt e Rrugës Pal; Poliana, etj. Ndërsa nga letrat shqipe gjeni: Rrno për me tregue; Gjenerali i ushtrisë së vdekur; Qyteti i fundit; Kanuni i Lek Dukagjinit; Meriyll; Vepra e Migjenit, Përralla shqiptare, etj. Këto tituj janë përzgjedhur nga kurrikula e detyruar shkollore, veçanërisht për provimet e klasës së nëntë dhe maturës shtetërore.

Nëse jeni të interesuar për të lexuar veprat e mësipërme dhe shumë të tjera në kontaktoni në adresat tona zyrtare

sq