Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” përfundoi ciklin e parë të trainimeve, me qeveritë e nxënësve të shkollave: “Eneida”, “Ibrahim Kodra”, “Migjeni” dhe “Mihal Ekonomi”. Cikli i trainimeve u zhvillua në kuadër të projektit “Composting on farm – for Mitigation of Climate Changes” i cili financohet nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet programit “Ndihma Zyrtare për Zhvillim”.

Trainimet u zhvilluan online dhe në to morën pjesë 72 nxënës dhe vullnetarë të shoqatës “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiar”. Mësueset, të cilat e kanë ndjekur projektin që prej fillimi, qenë prezente në trainim gjithashtu.

Pjesëmarrësit u trainuan nga eksperti i projektit, Prof. Dok. Shpend Shahini për procesin e kompostimit. Materiali i ndarë me ta u përshtat dhe ilustrua nga eksperti në mënyrë që të ishte lehtësisht i kuptueshëm për moshën e pjesëmarrësve. Ky material është publikuar edhe në web-in e shoqatës “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare”, në mënyrë që nxënësit dhe individët e intersuar për procesin e kompostimit të kenë mundësi të informohen.

sq