Udhëtimi i Lirë

Shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” është partnere në  projektin “Pop Up Arts Balkan” së bashku me 3 (tre) organizata nga:

Greqia

Bosnje – Hercegovina

Bullgaria

Qëllimi kryesor i projektit është të nxisë frymën bashkëpunuese dhe të krijojë një network mes të rinjve të Ballkanit përmes promovimit të vlerave kulturore vendase.

Gjatë kësaj kohe në kuadër të “Pop Up Arts Balkan” është zhvilluar edhe  një Youth Exchange 3 ditor, ku shoqata mori pjesë aktive duke promovuar vlerat turistike, kulturore dhe humane të Shqipërisë.

Aktivitetet për këtë projekt vazhdojnë duke përfshirë shkrimin dhe publikimin e artikujve gazetaresk nga të rinjtë dhe promovimin e vlerave kulturore përmes formave të artit.

Projekti është finacuar nga programi Erasmus+ EU. Ne do t´iu mbajmë të informuar për çdo zhvillim të këtij projekti, na ndiqni!

Për më tepër informacion klikoni këtu
 

 

sq