Udhëtimi i Lirë

Përshkrimi

Shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” zhvilloi sot një takim me shkrimtarin Vaso Papaj. Në kuadër të 23 Prill – Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit, Papaj prmendi rëndësinë e leximit tek të gjitha moshat por më së shumti tek fëmijët dhe të rinjtë. Tani është çasti i duhur për të udhëtuar botën së bashku me personazhet e romaneve të letërsisë shqipëtare dhe botërore. Personazhet dhe përshkrimet e tyre janë çelësi i lirisë në këto ditë të zymta.

Takimi u organizua në kuadër të projektit “Youth Guide for Durres” dhe aktivitetit “Biblioteka Lëvizëse”, i cili mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në partneritet me Bashkinë e Durrësit. Gjatë takimit pjesëmarrësit drejtuan pyetje që lidheshin me jetën dhe krijimtarinë, ulje-ngritjet e jetës dhe frymëzimin e shkrimtarit ndër vite. Me qetësinë dhe entuziasmin karakteristik Papaj iu përgjigj pyetjeve kureshtare të të rinjve. Nuk kurseu këshillat për leximin e veprave gjatë kësaj kohe. Këto këshilla i dha si një lexues me eksperiencë dhe selektiv.

Nëse akoma nuk keni nisur leximin, filloni me listën e përmendur nga shkrimtari Papaj. Për titujt që ju nevojiten mund të na kontaktoni në rrjetet tona sociale. Ne kemi tashmë bibliotekën lëvizëse që iu vjen në ndihmë në këto ditë ku dyert e bibliotekave janë mbyllur. Për çdo informacion na kontaktoni në adresat tona zyrtare.

sq