Tek shoqata “Udhëtim i Lirë”, ne mbajmë lidhje të forta dhe të qëndrueshme me palët e interesuara vendore si komunat e qeverisjes vendore, dhe më e rëndësishmja, me qytetarët e komuniteteve. Fokusi i organizatës është të dëgjojë nevojat e njerëzve në çdo komunitet, duke folur drejtpërdrejt me ta, çdo ditë.
Stafi ynë ka përvojë shumëvjeçare në shoqërinë civile, duke vazhduar të mësojë se si të dëgjojë njerëzit për nevojat e komuniteteve të tyre dhe t’i komunikojë ato nevoja me partnerët e organizatës sonë.
Ne kemi krijuar partneritete dhe rrjete me organizata të ndryshme për të zgjeruar aftësinë tonë dhe për t’u shërbyer më mirë njerëzve në nevojë në komunitetet lokale, për të siguruar që ata t marrin përfitimet e organizatës sonë, jashtë ndikimit të qeverisë. Së bashku me partneritetet në organizatat e shoqërisë civile ballkanike, ne mbajmë aleanca në të gjithë Evropën Lindore për të siguruar akses të barabartë në nevojat dhe të drejtat themelore të njeriut.