Java Europiane e Lëvizshmërisë 2018

Shoqata”Udhëtim i Lirë-Liberi di Viaggiare” zhvilloi aktivitetin “Java Europiane e Lëvizshmërisë 16- 22 Shtator, 2018 ” në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, Drejtorine Arsimore Rajonale, Drejtorinë e Rinisë, Arsimit, Kulturës, Sporteve dhe Komuniteteve Fetare në Bashkinë Durrës. Fokusi i saj është Multi Modaliteti në levizje një koncept i ri që duhet të përdoret sidomos në kushtet që është organizimi lëvizjeve nëqytetin e Durrësit. Gjatë kësaj jave po zhvillohen aktivitete në shkollat e mesme dhe nëntë – vjeçare të qytetit të Durrësit. Me nxënësit e shkollave 9-vjeçare u bënë shfaqje direkte të rregullave të qarkullimit rrugor me inspektorët e policisë rrugore. Gjithashtu Eksperti për Qarkullimin Rrugor ishpjegoi nxënësve të shkollave Migjeni, Jusuf Puka dhe Bedrie Bebeziqi përfitimet e kësaj lloj lëvizje, për të reduktuar trafikun, mbrojtur mjedisin, ndihmuar shëndetin dhe ekonominë tonë. Në vijim të Javës Europiane të Lëvizshmërisë vijojnë aktivitetet nën moton Mix & Move mundësuar nga REC Shqipëri.

sq
en_GB sq